Vitin e kaluar diskotekat në Kosovë nuk ishin të hapura si pasojë e pandemisë COVID-19
Por, këtë vit pritet që gjatë verës, diskotekat të hapen.
Pronari i njërës nga diskotekat më të njohura në Prishtinë, Ardian Hoxha në emisionin “Libero” në ATV tha se shpreson që me datën 15 qershor të hapen.
“Ne shpresë dhe kërkesë e kemi datën 15 qershor, se me këtë datë hapet komplet Shqipëria. Jemi duke u përgatitur që me datën 15 qershor të hapemi”, u shprehë ai.
Nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me hapjen e diskotekave.
Aktualisht, diskotekat po vazhdojnë të jenë mbyllura.