Javën e kaluar ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit COVID-19, mirëpo nga nesër (e enjte) do të fillojë vaksinimi edhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.
Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, Sami Uka, këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ai bëri të ditur se deri të martën mbrëma janë vaksinuar 3.181 persona kundër virusit COVID-19.
“Vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç fillon prej nesër…”, ka thënë për Telegrafin, Uka.
Ndryshe, ministri Vitia kishte deklaruar se vaksina është e sigurt dhe se nuk ka ndonjë efekt anësor serioz, si dhe askush nuk duhet të hezitoj që të marrë këtë vaksinë.