Diçka po zihet mes Kidës dhe artistit të njohur.
Këngëtarja e njohur shqiptare Kida së fundi ka udhëtuar në Dubai për pushime.
Me të arritur atje, ajo postoi një fotografi bashkë me Hussein Akkouche, i njohur për publikun si Samra.
Samra është artist gjerman, me prejardhje lebaneze, i cili njihet për disa hite dhe numëron mbi 1 milion ndjekës në Instagram.
Nuk dihet nëse këta dy artistë po bashkëpunojnë për ndonjë projekt muzikor, apo ka diçka më shumë mes tyre.
“Drunk”, titullohet projekti i fundit muzikor nga Kida, që u prit shumë mirë nga fansat.