Sukseset e Ritës nuk kanë të ndalur.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.
Me anë të postimit të fundit, këngëtarja bëri të ditur se revista indiane për biznes, “BW Businessworld”, e zgjodhi atë “Gruan më influencuese të vitit në biznes”.
Ajo publikoi fotografinë nga kopertina e numrit të ri të kësaj reviste, të cilën e mbuloi me një imazh tërheqës, ndërsa falënderoi median për këtë vlerësim.
Kujtojmë se Rita Ora tash e sa muaj është duke qëndruar në Australi, ku është e angazhuar në “The Voice”.