Bëhen homazhe për artistin Rasim Thaçi-Cima

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 09:00 janë bërë homazhe për artistin Rasim Thaçi-Cima, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga Covid-19.

 

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti dhe U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe me rastin e vdekjes së humoristit.

Ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin e lindjen në Vukovc, prej orës 13:00.