Pas lajmit për vdekjen e artistit të madh shqiptar Rasim Thaçi Cimës kanë reaguar shumë artistë shqiptar.
Humoristi shqiptar Rasim Thaçi apo i njohur për publikun si Cima sot është ndarë nga jeta.
Cima ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.
Shumë nga artistë shqiptar kanë reaguar përmes rrjeteve sociale duke shprehur ngushëllimet e tyre familjes Thaçi derisa edhe duke treguar se janë mjaft të pikëlluar për lajmin e marrë.
Së fundmi ishte Edona Llalloshi ishte ajo që preku ndjekësit e saj me postimin e bërë duke treguar se ai e kishte përkrahur atë në rrugën e artit.
“Ti që na dhurove shumë dashuri dhe lot gëzimi në shtëpitë tona. Ti që aq shumë na deshte dhe na lumturove edhe në momentet më të vështira për ne dhe gjeneratën tonë! Ti qe më perkrahe aq shumë së bashku me Adelinën tënde, sot bashkëndjej dhimbje me te. Ti qe shkove por prap do të jesh në shtëpit dhe zemrat tona përherë.
Lamtumirë axha Cim”, shkroi Edona.