Rugova akuza Isa Mustafës: Po krijon klane në LDK

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka vazhduar me akuza ndaj Isa Mustafës, duke e quajtur kryetarë të klaneve.

Përmes një postimi në Facebook, Rugova ka thënë se nga ajo që po e sheh, ka frikë se Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën, pra krijimin e klaneve në Lidhjen Demokratike.

“Kryetari i partisë apo një kryetar klanesh. Nga ajo që po shoh, kam frikë që Isa Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën”, ka shkruar Rugova në Facebook.

Ndryshe, LDK-ja do t’i mbajë zgjedhjet për kryetar të partisë në Kuvendin zgjedhor që është vendosur tashmë se do të mbahet me datë 14 mars.