Numërohen mbi 33 mijë vota nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me postë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 09:00, janë numëruar 33 mijë e 488 vota.

Sipas KQZ-së Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26 mijë e 79 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 829 dhe Partia Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 486.

Ndërsa AAK-ja ka marrë 944 vota.