KQZ-ja mund të shpallë sot rezultatet përfundimtare

epa01935547 Workers of election commission count votes at the counting center, in Pristina, Kosovo on 16 November 2009. The local elections held on 15 November are the first since the ethnic-Albanian majority unilaterally declared Kosovo independence from Serbia in February 2008. The polls were seen as a test of Kosovo's readiness to organise democratic elections on its own. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Sot mund të mbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave dhe KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka lënë të hapur mundësinë që të mërkurën të përmbyllet gjithë procesi i numërimit të votave dhe KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare.

Elezi ka thënë se nuk mund të thuhet me saktësi se procesi do të përfundojë sot, por ka mundësi që kjo të ndodhë.

“Besoj që nëse arrijmë që brenda një kohe optimale gjatë ditës së mërkurë të përmbyllim procesin e numërimit, KQZ-ja do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

Të martën nisi numërimi i votave nga diaspora pas përfundimit të atyre me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.