Policia serbe ndalon Naser Kelmendin në Lloznicë

Biznesmeni nga Peja, Naser Kelmendi, është ndaluar sot nga Policia serbe dhe është dërguar në Stacionin Policor të Lloznicës.

Sipas mediave serbe, ai ende po mbahet aty.

Kelmendi është ndaluar në hyrje të një hoteli rreth orës 13:30, njofton “Novosti”. Mediat shkruajnë se “tek ai nuk është gjetur diçka që do ta lidhte me ndonjë vepër penale”.

Ende nuk ka informacion zyrtar për çfarë është ndaluar.Naser Kelmendi ishte akuzuar vite më parë në Kosovë për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar.

Ai ka vite që jeton mes Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi.