Capital T sjell pamje magjepsëse nga pushimet përtej Oqeanit, vë në pah trupin muskuloz

Capital T po shijon pushimet përtej Oqeanit.

Reperi i njohur Capital T ashtu sikurse shumë prej kolegëve të tij, ka venodsur të pushojë për disa ditë.

Ai ka zgjedhur të pushojë në një destinacion ekzotik, nga ku solli pamje të shumta për fansat në rrjete sociale.

Reperi ka publikuar fotografi të shumta, me të cilat sjell pamje mahnitëse nga vendi në të cilin po pushon.

Në fotografitë që i postoi së fundi, Capital T ka vënë në pah trupin muskuloz, për të cilin kujdeset shumë në palestër.

Duket se reperi po mbushet me energji për t’u rikthyer me projekte të reja muzikore, pasi shijoi suksesin e albumit “Skulpturë”.