Sërish përplasje në Hagës, avokati i Veselit: Prokuroria e ka humbur rrugën

Po vazhdon të mbahet seanca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit.

Një përplasje ka ndodhur mes avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson dhe prokurores rreth materialeve dhe dosjes paraprake.

“Mbrojtja tha qe jemi në një rrugë pa krye, ashtu është jemi një rrugë pa krye, dhe ne po diskutojmë çka mund të bëhet përtej këtyre kërkesave. Lidhur me mbrojtjen e parashtrimit të Veselit po ju drejtoj të rregulli… , dhe parashtrimet të çështjeve të cilat janë të disponueshme. Tani t’i kthehem çështjes, lidhur me kohën, nën kategorizimi në bazë të rregullës 102 varet nga përgatitja e dosjes paraprake, duke pasur parasysh, do të duhen disa muaj para se kjo dosje të jetë në një fazë të tillë që të mundësoj prodhimin e tabelës. Lidhur me rregullin 103 është e vërtet që nuk i dhashë trupit gjykues një indikacion lidhur me vonesat, pasi kjo nuk mund të bëhet ndërkohë që përmbushin detyrimet për nxjerrjen e materialeve. Në fakt është një gjë që kërkon një prridh të gjatë kohore, besoj që ju përgjigja pyetjeve tuaja Z. Gjykatës”, ka thënë Prokurorja.

E menjëhershme ishte përgjigja e Emmerson, i cili i tha se duhet që Prokuroria ka humbur rrugën në këtë proces. Ai po ashtu iu drejtua gjykatësit duke i thënë se duhet të i vendosin një datë Prokurorisë për dosjen paraprake.

“Vura re se nuk u përgjigje, dhe ketë e kam si një formë kërkese. Është e qartë se Prokuroria po thotë që përmbushja e detyrimit që ne kërkojmë, pra përcaktimin e vendit dhe kohës është e qartë se minimalishtë Prokuroria e cilëson…. Atëherë ne duhet të punojmë në bazë të këtij realiteti. Por siç tha prokurorja kjo nuk përputhet me kryerjen e funksioneve bazë. Duket se prokuroria ka humbur rrugën në proces, t’i jap mundësi mbrojtjes në çështje, dhe Z. Gjykatës po ju ftoj të nxirrni vetë konkluzione në lidhje me Prokurorinë. Ju kërkuat përgjigje dhe nuk morët. Duhet ndërhyrje. Në këtë rast e keni ju në dorë të i vendosni një datë Prokurorisë”, ka thënë Emmerson.

Ndërsa, Prokurorja ka thënë se është e pasaktë që prokuroria nuk e ka vazhduar çështjen e saj

“Është e pasaktë që prokuroria nuk e ka vazhduar çështjen e saj. Ne e kemi bërë të qartë në aktakuzë. Sa i përket kohës kur do të dorëzohet dosja paraprake, do ta bëjë të ditur kur të jetë gati”, i është përgjigjur Prokurorja.