Mozzik dhe Loredana shijojnë ditën me diell në plazhin e Dubait

Mozzik dhe Loredana po relaksohen në maksimum në pushime.

Mozzik dhe Loredana ka pak ditë që udhëtuan drejt Dubait bashkë me vajzën e tyre, Hanën.

Çifti së fundi kanë publikuar disa fotografi në rrjete sociale, me të cilat nuk kanë lënë më dyshime se ata janë bashkë.

Madje, kësaj radhe dyshja vendosën që t’ua mbyllin gojën të gjithëve, duke postuar fotografi të njëri-tjetrit.

Ditën e sotme, dyshja e nisën me fotografi nga plazhi, me të cilat tregojnë se po e shijojnë në maksimum ditën me diell atje.

Derisa Mozzik tregoi me një foto pijen që po e shijonte, Loredana fotogragoi trupin nga afër, duke marrë rreze dielli.