Publikohet agjenda e plotë e KQZ-së për ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka publikuar agjendën për ditën e zgjedhjeve, ku përfshihet edhe orari i konferencave.

Siç është bërë e ditur nga KQZ, hapja e qendrave të votimit do të bëhet në orën 08:00 të mëngjesit, kur edhe do të mbahet konferenca e parë, shkruan lajmi.net.

Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30.

Konferenca e tretë dhe katërt do të mbahen në ora 15:30, respektivisht 19:30.

Ndërkaq nuk dihet orari i konferencës së pestë kur do të shpallen rezultatet preliminare, ku për mbajtjen e saj KQZ do të njoftojë me kohë.

Më poshtë keni agjendën e plotë të KQZ-së në formë tabelare: