Bebe Rexha bën këtë ndryshim në pamje

Bebe ndryshoi papritmas dukjen.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell pjesë nga përditshmëria e saj.

Së fundi, artistja publikoi një foto, në të cilën u shfaq atraktive me dekolte të hapur, duke provokuar me anë të gjoksit.

Por, vëmendjen e mori ndryshimi që ajo bëri në dukje, teksa u shfaq me balluke e me fije shtesë, ndryshim që po i shkonte shumë asaj.

Kujtojmë se Bebe Rexha është duke punuar rreth këngëve të albumit të ri, i cili pritet të publikohet gjatë këtij viti.

Kënga e saj e fundit mbetet “Baby I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat, e publikuar në tetor të vitit të kaluar.