Këshilli i Investitorëve Evropian ka intervistuar ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë Tomáš Szunyog. Ndër të tjera, Szunyogu ka folur edhe për ardhjen e vaksinës antiCovid-19, në Kosovë.
Ambasadori hungarez ka thënë se përmes programit të “Covaxit”, Kosova do të marrë falas vaksina për 20% të popullatës, ndërsa vakinsat e tjera do të vijnë në pjesën tjetër të vitit.
“Që të dyja, Qeveria e Kosovës dhe BE janë duke bërë më të mirën për të siguruar vaksina sa më parë që është e mundur. Për shembull, përmes programit lehtësues të quajtur “COVAX”, Kosova do të marrë falas vaksina për 20% të popullatës. Kosova i ka ndjekur procedurat si duhet, sidoqoftë, për shkak të kërkesave të mëdha, furnizimi i plotë me vaksina nga “COVAXI”, nuk pritet të ndodhë para pjesës së dytë të vitit. BE-ja është donatori më i madh i programit “COVAX”, që është një instrument global i menaxhuar nga Organizata Botërore e Shëndëtësisë (OBSH) Për më tepër përmes këtij instrumenti BE-ja ka për qëllim të sigurojë furnizim më të shpejt për këtë rajon.
Në dhjetor 2020 BE-ja ka ndarë 70 milione euro shtesë për të blerë vaksina të cilat më pas do të shperndahen bazuar në numrin total të popullsisë. Kjo paketë do t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të mbulojnë koston e dozave të vaksinave që ofrohen nga vendet anëtare të BE-së. Kjo mund të jetë një zgjidhje e përkohëshme për të mbuluar hendekun kohor derisa vaksinat nga “COVAXI” do të jenë me qasje të gjerë.
Një pjesë e këtyre granteve do të shërbejnë për të blerë pajisje mjekësore, si dhe materiale harxhuesee të nevojshme për shpërndarje të vaksinës. Do të duhet të formalizohen marrëveshjet midis vendeve anëtare dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu prodhuesit do të duhet të ofrojnë pëlqimin e tyre”, ka thënë Szunyogu.