Formacionet e mundshme: Juventus – Inter

Juventus dhe Inter do përballen në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi me rezultat 1 – 2 në të mirë të “Bianconerëve”, ndërsa se cila skuadër do kualifikohet në finale do vendoset sonte (e martë).

Te vendasit pritet disa ndryshime në mesfushë, derisa sulmi ndoshta do ndërtohet nga Ronaldo dhe Kulusevski.

Kurse, Interi do jetë pa Eriksenin dhe Lukaku pritet të rikthehet nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme:

Juventus (4-4-2)Buffon; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Danilo; Bernardeschi, Arthur, Bentancur, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo.

Inter (3-5-2)Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Martinez, Lukaku.

Ndeshja nis në ora 20:45.