Suarez zbulon të vërtetën në lidhje me testin e shtetësisë italiane dhe Juventusin

Luis Suarez së fundmi ka zbuluar se ai dëshironte të bënte një test për shtetësinë italiane shumë më herët para se Juventusi të interesohej për të.

Sulmuesi i Atletico Madrid mori një notë kaluese B1 në provimin e tij me gojë në Universitetin për të Huajt në Perugia këtë shtator, por është zbuluar se ai ka bërë një ‘hile’ duke marrë përgjigjet.

Suarez po luante për Barcelonën në atë kohë dhe Juventusi ishte në bisedime për ta nënshkruar atë.

“Unë kam vazhduar procesin për të marrë nënshtetësinë italiane, sepse unë kam qenë duke punuar në të për më shumë se një vit.”

34-vjeçari përfundimisht u largua nga Camp Nou për t’u bashkuar me Los Colchoneros.

“Nuk mund të flisja me Bartomeu, avokati im e bëri atë. Ishte e vështirë të largohesha nga Barcelona, ​​nuk u respektova, por doja që fëmijët e mi prapë se prapë të më shihnin duke u larguar nga klubi me kokën lartë”, përfundoi ai.