Rita Ora nis gjithçka nga fillimi në Instagram, me paraqitje provokuese vazhdon të paralajmërojë ardhjen e mini-albumit të ri

Rita Ora mori vëmendjen të enjten në mbrëmje ndërsa publikoi një imazh të ri promovues në Instagram për të festuar rikthimin që do ta shijojë në skenë me EP-në (mini-albumin) e ri.

Këngëtarja, e cila aktualisht ndodhet në karantinë në Australi, pasi ak shkuar atje për spektaklin “The Voice”, zbuloi artin mbresëlënës që paralajmëronte këngën e ardhshme “Bang”, shkruan DailyMail.

Në postimin e saj të dytë që kur u kthye në Instagram, ajo gjithashtu konfirmoi një bashkëpunim me DJ-në Kazakistan, Imanbek dhe yllin francez David Guetta, që është planifikuar të publikohet më 12 Shkurt.

Foto: Rita Ora/Instagram

Postimi, në të cilin Rita 30 vjeçare shfaqet provokuese në një kostum të zi me shirita, është i pari i saj që kur ajo befasoi fansat me fshirjen e të gjitha postimeve të mëparshme nga Instagrami i saj.

Menjëherë pas fshirjes, fansat me sy të mbrehtë diskutuan në Twitter për të spekuluar mbi arsyetimin, me shumë njerëz që pretenduan saktë se lëvizja ishte një lojë për muzikën e re.

Ndjekësit në Twitter shkruanin: “Sapo e panë këtë dhe muzika e re duhet të vijë! Mendova se do të kisha një sulm në zemër”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Sigurisht, brenda pak orësh Rita kishte ngarkuar një postim të ri për 16 milionë ndjekësit e saj, duke njoftuar një projekt të ri muzikor me DJ dhe producentin e nominuar nga Grammy, Imanbek.

Pasi u vunë vazhdimisht nën kritika për shkeljen e rregullave të coronavirusit në muajt e fundit, burimet e brendshme për DailyMail thanë se ajo shpresonte për ‘një fillim të ri’, vetëm disa ditë pasi u zbulua se ajo kishte humbur 200 mijë ndjekës për shkak të thyerjes së rregullave anti-covid.

Rita sapo ka ateruar në Sydney përpara xhirimeve për rolin e saj si anëtare e jurisë në “The Voice of Australia”, dhe aktualisht është në karantinë në hotelin me pesë yje “Meriton Suites Pitt Street”, ku apartamenti nën çati kushton 500 dollarë për një natë.

EP-ja e re është kompozuar dhe prodhuar e gjitha përmes ‘Zoom’-it dhe përfshin artistë nga e gjithë bota.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Kur filluam këtë projekt, ne me të vërtetë po kërkonim të krijonim lidhje krijuese me artistë të tjerë”, shpjegoi Rita.

“Bashkëpunimi me Imanbek ishte një përvojë vërtet unike, ne patëm takime përmes ‘Zoom’-it për të diskutuar për muzikën dhe na duhej të përdornim edhe përkthyes, kështu që me të vërtetë na duhej të adaptoheshim në një mënyrë të re të regjistrimit”.