Heqja e make upit nga fytyra në fund të ditës, duhet të jetë një rutinë klasike e çdo mbrëmje, para se të bini për të fjetur.
Por ka raste që për shkak të dembelizmit ose lodhjes, të mos hiqet make upi dhe të flihet me të në fytyrë. Por nuk ka gjë më të gabuar dhe rrezikshme se kaq!
E para që e pëson është lëkura, e cila gjatë natës ka nevojë që të ajroset për t’u rigjeneruar, ndërsa të qenit e mbuluar me pudër dhe produkte të tjera kozmetike e bën më pak elastike.
Gjithashtu heqja e make upit para gjumit, shmang krijimin e puçrrave, sidomos në mjekër dhe faqe, shkruan noa.al.
Kështu që hiqeni make upin që nga buzët te qerpikët, për shkak se buzët tuaja rrezikojnë të bëhen më të thata, ndërsa sytë të irrituar.
Por ka më shumë se kaq: të fjeturit me make up fytyra plaket me disa vjet.