Konfirmon vetë Dybala rikthimin e tij për Juventusin

Paulo Dybala ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram, duke njoftuar për rikthimin e tij.

Sulmuesi i Juventusit pësoi një lëndim të ligamentit të tij në gjurin e majtë në fillimin e muajit janar ndaj Sassuolos.

Ai këto ditë është rikthyer në stërvitje dhe ka postuar një fotografi me mbishkrimin: “Drejt rikthimit”.

Drejtuesit e Juventusit konfirmuan në Sky Sprot Italia se lëndimi i argjentinasit nuk është serioz dhe do të rikthehet shpejt.

Akoma nuk dihet nëse Dybala do të rikthehet për ndeshjen e nesërme ndaj Romës, apo për duelin kundër Napolit më 13 shkurt.