Kjo është jeta që bëjnë kandidatët për kryeministër

Katër kandidatë kryesorë janë në garë për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Albin Kurti nga VV, Enver Hoxhaj nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK e Fatmir Limaj nga Nisma ia kanë mësyrë garës për të parin e qeverisë.

Këta kandidatë, dikush me më shumë e dikush me më pak përvojë politike do të dalin para votës qytetare më 14 shkurt.

Ata gjatë kohës që kanë ushtruar funksione të tjera shtetërore kanë dekluar pasurinë në Agjencinë Anti Korrupsion.

Albin Kurti – Vetëvendosje:

Kryetari i VV-së në deklarimin e pasurisë ka thënë se posedon një apartment prej 67 metrash katror në vlerë prej 400 mijë eurosh.

Para në bankë të vetat, Kurti i ka deklaruar, 934 euro e 38 cent ndërkaq në emër të bashkëshortes 9 mijë e 650 euro e 39 cent.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe borxhe në vlerë prej 242 mijë e 224 eurosh, në një kredi të cilën ka deklaruar se e ka marrë për blerje apartmenti bashkëshortja e tij.

Kurti në fund të deklarimit të pasurisë ka thënë se jeton në një banesë me qira.

Deklarimi i plotë: KLIKO KËTU

Enver Hoxhaj – PDK

Pasurinë në AKK e ka deklaruar edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Ai ka deklaruar se posedon dy banesa, një në vlerë 135 mijë euro, teksa një tjetër në vlerë prej 95 mijë eurosh.

Hoxhaj ka thënë po ashtu se e posedon një tokë shtëpi malore e cila kap vlerën prej 179 mijë eurosh.

Para të gatshme të mbajtura në bankë ai i ka deklruar mbi 7 mijë e 200 euro.

Hoxhaj ndërkaq nuk ka deklaruar se a ka ndonjë veturë apo borxhe.

Deklarimi i plotë: KLIKO KËTU

Fatmir Limaj:

Limaj si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi banimi në vlerë prej 250 mijë eurosh e cila është në pronësi të përbashkët.

Po ashtu, ka deklaruar se posedon një banesë banimi në vlerë prej 70 mijë eurosh, po ashtu në pronësi të përbashkët.

Vlera më e madhe e pasurisë së Limajt është një tokë, në vlerë të përbashkët mirëpo që ka vlerë prej gjysmë milioni.

Pasuri të luajtshme,  Limaj ka deklaruar një veturë të tipit BMw në vlerë mbi 10 mijë euro.

Para të gatshme në bankë, Limaj i ka deklaruar mbi 11 mijë euro, teksa 520 të tjera në emër të bashkëshortes.

Deklarimi i plotë: KLIKO KËTU

Avdullah Hoti:

E kryeministri në largim, Avdullah Hoti i cili me LDK-në është në kërkim të një mandati  të ri, në AKK ka deklaruar se posedon një banesë në vlerë prej 105 mijë eurosh në pronësi të përbashkët.

Edhe një tjetër banesë, Hoti ka thënë se e posedon e cila kap vlerën e 60 mijë eurosh.

Po ashtu, ai ka edhe një truall në vlerë prej 68 mijë eurosh.

Hoti ka deklaruar dy llogari bankare në emër të tij, ku në njërën mbanë 4 mijë e 300 euro teksa në tjetrën mbi 3 mijë.

Ai ka deklaruar edhe pesë mijë euro borxhe.

Deklarimi i plotë: KLIKO KËTU