Chelsea shton në listë tre lojtarë nga Bundesliga

Skuadra e Chelseat pritet që edhe gjatë afatit të verës të bëjë “goditje” të transferimeve.

Trajneri i ri, Thomas Tuchel, ka krijuar një listë të lojtarëve.

Sipas gazetarit, Christian Falk, Tucheli do të futet në garë për tre lojtarë nga Bundesliga. Bëhet fjalë për, David Alaba, Dayot Upamecano dhe Niklas Sule.

Për të tretë ka shumë klube të interesuara, përfshirë Bayern Munchenin, Real Madridin dhe Manchester Unitedin.