Protesta në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare

Në protestën e organizuar kundër vrasjes së një gruaje shtatzënë 35-vjeçare, protestuesit po kërkojnë që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare.
Pas marshit në institucionet kryesore të vendit, ku vendosën mbishkrime të marrjes së përgjegjësisë për vrasjen e shtatzënës në oborrin e QKUK-së, protestuesit hodhën edhe benzinë mbi objektin e qeverisë, ku për disa minuta u ndezë zjarr, por reaguan shpejt forcat policore që shuan atë.

Ndryshe, mbrëmë dyshohet se një burrë ka vrarë ish-bashkëshorten e saj shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë.

Ajo pritej që ditën e sotme të sillte në jetë fëmijën, ndërkohë që e njëjta kishte urdhër-mbrojtje.

Personi që dyshohet se vrau 35-vjeçaren është ende në arrati, ndërkaq Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët informata, të cilat mund të ndihmojnë në arrestimin e të dyshuarit.