Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan reagon për futbollin në komunën e tyre

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Lipjan, ka reaguar në lidhje me futbollin në komunën e Lipjanit.

“Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ndërhyrjet në kompetencat e Kuvendit Komunal, ves i zakonshëm i Imri Ahmetit.

Më 16 dhjetor të vitit 2021, Federata e Futbollit e Kosovës i kishte bërë një kërkesë Komunës së Lipjanit për dhënien në shfrytëzim të objektit të shkollës fillore ‘Emin Duraku’, në fshatin Banullë, me qëllim të krijimit të shkollës së futbollit me hapesirat perkatese sportive.

Bazuar në këtë kërkesë, FFK-ja zotohej se investimin për  funksionalizimin e kësaj shkolle do e bënte, FFK-ja bashkë me UEFA-n dhe FIFA-n, duke e shndërruar Lipjanin në një qendër sportive,  jo vetëm brenda Kosovës,  por edhe me gjerë. Në këtë shkollë do të regjistroheshin 500 nxënës dhe të punësuarit si stafi teknik do te ishin qytetarë të Lipjanit.