Kryediplomati gjerman: Administrata e re amerikane ofron mundësi për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Germany's Foreign Minister Heiko Maas speaks at a news conference with his counterpart from Kosovo, Meliza Haradinaj Stublla, at the Federal Foreign Office, in Berlin, Germany, November 3, 2020. Odd Andersen/Pool via REUTERS

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas shprehu besimin e tij se, me mbështetjen e qeverisë së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po ofrohet një shans për të gjetur një zgjidhje për problemin e Kosovës dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sjellë prosperitet ekonomik.

Në konferencën për shtyp, pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Nikolla Selakoviq, ai tha se Gjermania është e përfshirë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe kujtoi se BE ka të dërguarin e saj të posaçëm, i cili është shpesh në rajon, raporton Tanjug.