Kemi parë shumë flokë të gjatë, por kurrë si ato ato që i përkasin Kim Kardashian ose Kylie Jenner.
Zgjatimet XL janë pjesë e identitetit të tyre, dhe nëse janë gërsheta deri në gishta të këmbëve ose valë të gjata, ato e zotërojnë atë stil më së miri.
Tani, me ndryshimin e fundit grupit iu bashkua edhe Vanessa Hudgens, me flokë kaçurrelë të gjata deri në bel.
“Flokë të gjatë kaçurrelë për këtë engjëll”, shkroi parukierja Violet. Vanessa paraqitet duke pozuar me një bluzë të zezë të shkurtër, që shfaq barkun e saj të tonifikuar.
Ndryshe, vitin e kaluar Hudgens ishte kritikuar shumë për komentet e saj mbi COVID-19.