Psikologët konfirmojnë: Ata që përpiqen t’u pëlqejnë të tjerëve janë të palumtur

se dëshira për t’i kënaqur të gjithë ju bën të palumtur?

T’u pëlqesh të gjithëve është një kurth tek i cili të gjithë të bien brenda. Të duash me çdo kusht miratimin e tjetrit është një dinamikë që të gjithë e kemi përjetuar të paktën njëherë në jetën tonë, në një fushë të saj apo në një tjetër, transmeton lajmi.net.

Dëshira për t’u dashur nga të tjerët gjithashtu bën pjesë në natyrën njerëzore dhe nuk ka asgjë të keqe të duash këtë gjë. Nga ana tjetër, pikërisht përmes njohjeve sociale, ndihemi të motivuar të bëjmë atë që bëjmë.

Problemi lind kur njerëzit jetojnë vetëm në bazë të asaj që presin të tjerët dhe për këtë arsye krijojnë maska që të duken perfektë.  E gjithë kjo e bën të pamundur të qenit të lumtur (dhe nuk i kënaq as njerëzit e tjerë). Ju shpjegojmë pse.

Pse dëshira për t’i kënaqur të gjithë ju bën të palumtur?

Marrëdhëniet nuk janë autentike

Marrëdhënie autentike janë ato në të cilat njerëzit ndihen të lirë të shprehen, të lëvizin dhe të jenë vetvetja. Nëse vishni një maskë për t’ju pëlqyer të tjerëve me çdo kusht, njerëzit pranë jush do ta ndiejnë atë. Mund të krijohen heshtje dhe keqkuptime të cilat vështirë se mund të rikuperohen lehtë dhe me kalimin e kohës do të rëndojnë më shumë se gurët.

Marrëdhëniet tuaja do mund të humbnin autenticitetin dhe do të përkeqësoheshin me kalimin e kohës.

Kushdo që dëshiron t’u pëlqejë të gjithëve do të jetë në konflikt me veten e tij

Nëse jetoni duke dashur t’u pëlqeni të gjithëve, do të jetoni në konflikt me veten tuaj. Sa herë që ajo që ndjeni nuk do të përkojë me atë që dëshirojnë të tjerët, do të shpërthejë një luftë. Në plan afatgjatë kjo do t’ju shkaktojë vuajtje, lodhje dhe mendime negative.

Përpjekja për të ruajtur imazhin e përsosmërisë do t’ju kushtojë  shtrenjtë dhe do të jetë e vështirë për ta mbajtur atë. Në fakt, shpesh do të jeni të zymtë, me humor të keq dhe njerëzit nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë arsyen e një gjendjeje shpirtërore të tillë.

Të tjerët do të kenë një imazh të shtrembëruar për ju

Nëse do të vazhdoni të bëni gjëra për të kënaqur të tjerët dhe për t’u pëlqyer atyre, njerëzit do të krijojnë një imazh iluzionar rreth asaj që jeni. Rezultati është se nuk do të ndiheni të kuptuar dhe do të provoni një ndjenjë të thellë vetmie. Kjo ndodh sepse personazhi që keni krijuar nuk përputhet me atë që jeni vërtet. Ai drejton marrëdhëniet tuaja ndërsa jeni vetëm në bodrum me dritën shuar.

Për ata që duan gjithmonë të kënaqin të tjerët, zhgënjimet janë mbrapa derës

E gjithë kjo na ekspozon ndaj zhgënjimeve. Kushdo që dëshiron ta kënaqë veten meçdo kusht, beson që dhe të tjerët janë në borxh me të.  Në realitet nuk është kështu dhe nëse e keni bërë këtë apo atë, askush nuk jua ka imponuar.

Për këtë arsye duhet të ndaloni së prituri që të tjerët të veprojnë si ju. Nëse vazhdoni të bëni veprime për të kënaqur të tjerët, mund të krijoni pritshmëri të mëdha dhe të zhgënjeheni me kalimin e kohës.