Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës.
Disa prej analizave të cilat u bënë nga kjo mbledhe ishin garat e deritanishme të stinorit pranveror dhe erdhën në konstatim se me gjithë disa lëshime të vogla, ka një ngritje të cilësisë sikur edhe një rivalitet të mirë të skuadrave në suaza të “Fair-play”-t.
U analizua edhe puna e e deritashme e komisioneve dhe u kërkoi nga to që të jenë në nivel të detyrave dhe syçelë në mënyrë që të kontribuojnë në mbarëvajtjen e garave.
Në këtë mbledhje gjithashtu u diskutua edhe për sistemin VAR, që do të ishte një ndihmesë e madhe në mbarëvajtjen e garave.
KE iu bënë thirrje edhe njëherë klubeve dhe personave zyrtarë në ndeshje që në përpikëri t’i zbatojnë masat e Udhëzimit të IKSHPK-së për Covid 19 .
KE diskutoi edhe për përkrahje në zhvillimin e futbollit të femrave që do të reflektonte dhe në ngritjen e Kombëtareve. Kështu që FFK-ja me një Projekt që e ka miratuar edhe UEFA do të vazhdojë mbështetjen e klubeve të femrave.
KE shqyrtoi dhe miratoi raportin e Auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare për vitin 2020.
KE mori vendim që Kuvendi i rregullt i punës të mbahet më 8 prill 2021.KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.