Vetëvendosje i merr shumicën e votave me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë në mensat ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota, gjithsej 14 mijë e 939, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 997, Lidhja Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 944 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2 mijë e 167.

Ndryshe, janë 31.500 vota me kusht dhe 2.800 vota të personave me nevoja të veçanta.