Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të hënën në mesnatë procesin e numërimit të votave me kusht dhe mëngjesin e së martës ka filluar me numërimin e votave të ardhura përmes postës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë një konference për media ka thënë se janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen këtu në QNR.
“Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt”, ka thënë Elezi.
Po ashtu Elezi ka thënë se po punojnë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve.