Lajçak tek zyrat e PDK-së, takon zyrtarët e kësaj partie

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak është duke vazhduar takimet e tij në kuadër të vizitës tre ditore në Kosovë.

Lajçak para pak minutave ka arritur në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në hyrje të objektit të PDK-së Lajçak është pritur nga zyrtarë të shumtë të kësaj partie, ndër ta edhe Memli Krasniqi.

Lajçak do të zhvillojë takim me u.d së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak dje ka takuar ambasadorët e QUIN-it në Kosovë, si dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjithashtu ai sot u takua me u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Temë kryesore e çdo takimi të zhvilluar nga Lajçak, padyshim se ishte dialogu Kosovë-Serbi.