Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti nuk ka thënë shumë pas takimit me Lajçak.
Hoti ka thënë se tri parimet bazë të dialogut kanë filluar në korrik të vitit 2020 dhe të tilla duhet të mbesin deri në fund.
“Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi.
Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme” shkruan Hoti, pas takimit me Lajçak.