Një protestë është duke u mbajtur para objektit të Qeverisë së Kosovës. Të unifromuar janë duke protestuar pjesëtarë të shumtë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës deklaruan se sindikata nuk mbajti premtimin që SHKK të përfshihet në shtesat mbi pagën bazë sipas ligjit për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.
Zv/kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Korrektues të Kosovës deklaroi se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Do të protestojmë deri në realizmin e të drejtave tona dhe deri në plotësimin e kërkesave që kemi”, tha ai.
Të njëjtit janë parë të pajisur me armë e uniforma derisa po protestonin.
Ndryshe në njoftimin paraprak të bërë nga kjo sindikatë u tha se stafi i SHKK-së është në vijën e parë të luftimit të pandemisë COVID-19 si dhe i plotëson të gjitha kriteret e parapara me ligj në bazë të nenit 20 pika 1 dhe 2 ku përcaktohet kompensimi dhe në bazë të nenit 12 pika 1.4 izolimi, pika 1.5 transporti, pika 1.7 trajtimi dhe shërbimi i të sëmurëve nga COVID 10 si dhe pika 1.9 mbikëqyrja shëndetësore e personave të infektuar me koronavirus.