Brenda 24 orëve, shqiptohen mbi 500 tiketa për shkelje të ligjit anti-COVID

Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë qytetarët për shkelje të ligjit kundër pandemisë COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 504 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat anti-COVID.

Po ashtu një numër i madh i tiketave është shqiptuar edhe ndaj shoferëve për shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor, gjithsej 1087 të tilla.

Brenda 24 orëve kanë ndodhur 7 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 me dëme materiale.