Hollywood Foreign Press zgjodhi “Nomadland” si filmin më të mirë dramatik, një fitore që i hap rrugën Oskareve për filmin e Chloe Zhao me Frances McDormand.
Chloe Zhao është gruaja e parë me origjinë aziatike dhe gruaja e dytë që ka fituar çmimin e regjisores më të mirë në historinë 78-vjeçare të Golden Globes.