Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme në botë.
Ata ndajnë shpeshherë momente nga jeta e tyre private me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Së fundmi, dyshja ka pozuar në tarracën me pamje nga Torino me fëmijët e tyre midis balonave dhe lojërave shumëngjyrëshe, ku duken mjaft të lumtur.
“Pasdite dashurie pas një dite të vështirë. Sot ne festojmë si çdo ditë që e duam shumë”, shkruante ajo krahas fotos.
Çifti duket se e duan marrëzisht njëri-tjetrin dhe këtë gjë ata nuk ngurrojnë që ta shfaqin publikisht për fansat e tyre, duke shkëmbyer zemra apo dedikime dashurie.
“Çdo ditë ne festojmë dashurinë tonë”, thotë modelja.
Nga ana tjetër, kampioni i futbollit shkruan: “Një moment i çmuar”.