Lidhja e aktorit Romeo Veshaj me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi është për momenitn më e përfolura.
Pasi rrjeti ra në “gjurmët” e romancës më të re, ishte Aleksia ajo që publikoi foto me të dashurin e saj.
Menjëherë faqet “funpage” nga fansat janë krijuar dhe foto me montazh të të dyve kanë filluar të qarkullojnë.
Por këto foto i kanë bërë përshtypje edhe vetë Aleksias, e cila i ka pëlqyer duke konfirumuar edhe njëherë lidhjen.
Kujtojmë se ditën e djeshme qarkulluan lajmet se Aleksia dhe Romeo kanë çuar lidhjen në një tjetër nivel, duke nisur bashkëjetesën.