Prishtinasi shpallët i zhdukur nga familjarët

Një person nga Hajvalia e Prishtinës është raportuar si i zhdukur, pasi familjarët kanë thënë se nuk është kthyer në shtëpi që prej kur ka dal më datë 20 shkurt.

Ai doli nga shtëpia pa treguar se ku po shkonte, por është bërë një javë dhe nuk është kthyer më. Familjarët nuk po din gjë për fatin e tij, andaj kanë kërkuar ndihmë nga policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.