Vetë-aksident në Podujevë, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 08:15 në fshatin Shakovicë, në Podujevë.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, si pasojë e këtij vetë-aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 08:15 është  raportuar për një vet aksident në fshatin Shakovicë komuna e Podujevës. Si pasojë e këtij vet aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka thënë Borovci.