Ines Demiri do të jetë ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael.
Ajo tanimë veç ka arritur në Izrael, ku pritet që së shpejti të përfundojë procesi i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.
Arritjen e saj në Izrael e ka bërë të ditur Dan Oryan, që është Shef i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.
“Mirësevjen në Izrael, Ines Demiri”, ka shkruar ai.
Welcome to Israel Ines Demiri
Posted by Dan Oryan on Thursday, February 25, 2021
Ndryshe, Kosova dhe Izraeli tanimë njihen reciprocikisht pas marrëveshjes së 4 shtatorit të arritur në Uashington.
Izraeli është shteti i 117-të që njeh Kosovën, teska ambasada pritet që së shpejti të hapet në Jeruzalem.
Një veprim i tillë i Kosovës kishte shkaktuar reagime të mëdha edhe nga fuqitë evropiane, të cilat e kishin kritikuar Kosovën për këtë vendim.