Rrëfimi i Kate Winslet për kritikat lidhur me peshën e saj

Kate Winslet i ka kujtuar momentet e dhimbshme dhe kritikat që i ka marrë në lidhje me peshën e saj gjatë kohës kur ishte publikuar filmi “Titanic”.

Aktorja, e cila tash është 45 vjeçare, është rikthyer për të diskutuar lidhur me mizorinë e tabloideve që shkruanin për kilogramët e tepërta në fund të viteve të nëntëdhjeta.

“Ishte thuajse qesharake sesa kritikë dhe të drejtpërdrejtë ishin gazetarët. E komentonin peshën time, vlerësonin sa peshoj, shkruanin për dieta të aluduara në të cilat isha. Ishte kritike dhe e tmerrshme, aq shqetësuese për t’u lexuar”, ka rrëfyer Kate në një intervistë për The Guardian.

(Foto: Instagram/kate.winslet.official)

Winslet ka pranuar se kjo kishte ndikuar shumë në vetëbesimin e saj dhe për këtë arsye nuk donte të shkojë në Hollywood.

“Në të njëzetat, njerëzit kanë folur shumë për peshën time. Më telefonin që ta komentoja dukjen time fizike, ndërsa pastaj mora epitetin e të qenit e guximshme dhe e hapur. Jo, thjesht jam mbrojtur”.

(Foto: Instagram/kate.winslet.official)

“Tash jam e prekur sa shumë kanë ndryshuar gjërat. Besoj se sot femrat ndejnë lidhje ndërmjet vete dhe kanë më pak frikë që ta thonë atë që mendojnë”, ka thënë më tutje.

Ajo i ka kujtuar edhe fjalët e Joan Rivers, e cila kishte thënë: “Po të kishte humbur disa kilogramë Kate Winslet, Titaniku nuk do të ishte përmbysur kurrë”.

(Foto: Instagram/kate.winslet.official)