30 ditë paraburgim për shtatë të dyshuarit që rrahën djalin e Nenad Rashiqit

Gjykata Themelore ka marrë vendim për të dyshuarit për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit, politikan serb.

Me anë të një komunikate për media është bërë e ditur se ndaj shtatë të dyshuarve është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Graçanicë e caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtatë të dyshuarve për rrahjen e djalit të politikanit serb Nenad Rashiq”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj mase ata do të qëndrojnë në paraburgim nga data 22.02.2021 deri më 22.03.2021.

Të dyshuarit janë: M.R, C.Z, L.K, B.Z, D.N, M.J dhe D.T

Ata janë të moshave ndërmjet 19 dhe 20 vjeç.