Deri në mars, kompania mund të prodhoj 20 milionë doza, ndërsa deri në fund të qershorit, 100 milionë doza.
Kompania Johnson & Johnson ka muaj që punon në një vaksinë anti-covid me vetëm një dozë, por me sa duket punimet kanë arritur në rezultat.
Sot, me 24 shkurt, kompania bashkë me agjencinë e ushqimit dhe barërave(FDA) të SHBA, kanë deklaruar se autorizimi do të vendoset të premten.
Ata kanë ndarë detajet e efektit dhe analizat e thella të kësaj vaksine anti-covid me vetëm një dozë, dhe FDA ka deklaruar se vaksina i përmbushë kushtet sipas raporteve.
Vaksina nuk do të autorizohet deri të premten, ose më larg. Së pari, do të mbahet një prezantim dhe shpjegim publik, dhe komiteti i pavarur i FDA do të bëjë gjykimin se a do të filloj përdorimi i vaksinës apo jo.
Nëse autorizohet, Jonhson&Johnson do të prodhoj 20 milionë doza deri në mars, dhe 100 milionë doza deri në fund të qershorit.
Një detaj i rëndësishëm, është se vaksina ka efekt ndaj të gjitha varianteve. Gjithashtu kjo vaksinë mendohet të parandaloj edhe shpërndarjen e infeksionit nga personat asimptomatik.