Bordi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë ka marrë vendim të shtrenjtojë çmimin e peronizimeve për autobusët që qarkullojnë në relacionin Prishtinë- Podujevë.
Deri më tash çmimi për pritje në Stacionin e Autobusëve ka qenë 2 euro, kurse tashmë pas këtij vendimi është bërë 3 euro, shkruan IndeksOnline.
Përfaqësues të agjencioneve janë shprehur të zgjënjyer pas këtij vendimi, kjo për faktin se tash e sa muaj ata po përballen me humbje të mëdha financiare në këtë kohë pandemie.
Nga ana tjetër janë taksitë ilegale ato që operojnë vazhdimisht në këtë relacion, gjë e cila vazhdon t’i dëmtojnë edhe më tej kompanitë private të autobusëve që përherë kryejnë të gjitha obligimet ligjore karshi rregullave për komunikacion.