Këngëtarja e njohur është shtatzënë

Këngëtarja e hitit “Love me like you do”, Ellie Goulding do të bëhet nënë për herë të parë.

Ellie, 34 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Casper Jopling, 29 vjeçar po presin fëmijën e parë.

Këngëtarja për “Vogue” ka treguar se është 30 javë shtazën e kjo gjë iu është dukur e pabesueshme.

“Nuk e kishim plan. Mendimi se mund të isha shtatzëne nuk dukej se mund të bëhej realitet. Po e shijoj shumë”, ka thënë Ellie duke shtuar se është shumë e lumtur që do të bëhet nënë.

Lajm i bukur për këngëtaren vjen dy vite pas martesës së saj me Caspar Jopling.