“Miqtë e Amerikës” nderojnë viktimat nga COVID-19 në SHBA

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka ulur flamurin Amerikan në gjysmë shtizë para bulevardit “Bill Clinton”, duke u solidarizuar me viktimat nga Covid-19 në SHBA.

Kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi, tha se me këta aksion u shprehin ngushëllime të gjitha familjeve për vdekjen e më shumë se 500 mijë amerikanëve nga Covid-19.

Madje ai ka bërë thirrje për respektim të masave kundër pandemisë.

“Ky është evenimenti i radhës me tendencë dhe dërgimit të mesazheve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ju bashkëngjit evenimentit që e ka organizuar presidentit Biden”.

“Arsyeja është që të ju dërgojmë mesazhe të gjithë familjarëve për vdekjen e më shumë se 500 mijë amerikanëve dhe me ju shpreh ngushëllime të gjithë atyre që humbën jetën edhe në Kosovë nga Covid-19”.

“Nga ky vend dëshirojmë me apeluar te qytetarët që të respektojnë masat”.

Drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë Avdyl Pacolli, tha se po solidarizohen me viktimat në ShBA, përmes këtij aksioni, raporton EO.

“Neve jemi të ballafaquar me sfida të Covidt. Covid-19 kanë përfshirë gjithë botën dhe ky Covid është duke pësuar mutacion dhe ndryshime gjenetike”.

“Këshillat e mia janë që t’i përmbahemi rregullave. Në shenjë të nderimit dhe respektit ne jemi këtu që të solidarizohemi”.