Friday, November 22, 2024
Home INFO Theu xhamat e xhamisë së Qylit në Gjakovë, hajni arrin të vjedh...

Theu xhamat e xhamisë së Qylit në Gjakovë, hajni arrin të vjedh 170 euro

Mbrëmë një person i panjohur ka thyer xhamat e Xhamisë së Qylit në Gjakovë, me ç’rast ka arritur të vjedhë 170 euro nga arka.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot me datë 23.02.2021, ankuesi ka raportuar se përmes dritares se pasme te Xhamisë se Qylit, N/N persona kanë thyer xhamin dhe përmes dritares kanë depërtuar brenda ku pastaj kane thyer edhe arkën e Sadakas (ku mblidhen te holla) dhe kanë vjedhur 170 Euro, po ashtu kanë dëmtuar edhe dy dollapë dhe një kamerë të sigurisë”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka shtuar se në vend të ngjarjes kanë dal njësite relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti është nën hetime.

Kurse Bashkësia Islame në Gjakovë ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë ku shihet një person brenda xhamisë.