Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se qeveria e ardhshme do ta ketë patjetër të merret me dialogun dhe sipas tij, me këtë çështje po bëhet popullizëm.
Tutje, Murati ka shtuar se procesi i dialogut nuk është mirë të bëhet pjesë e debateve politike, por duhet të shërbejë si pikë e afrimit ndërmjet subjekteve politike.
Siç thotë ai, ende nuk dihet se cila do të jetë qasja e qeverisë në ardhje karshi dialogut.
” Në planin e politikës së jashtme mendojë se një prej çështjeve shumë të rëndësishme është çështja e dialogut dhe kjo pjesa e prioriteteve po bëhet lojë, por është një lloj popullzimi për opinionin publik që po vazhdon sepse kjo do të ndryshojë. Kryeministri i ri si ta hap derën e kryeministrisë do ta pret diaologu dhe ai e dinë atë shumë mirë, e dimë të gjithë se tash shumë qeveri kanë ra për shkak të dialogut dhe kjo është çështje që nuk do të duhej të bëhej pjesë e ndonjë debati politik, por do të duhej të ishte një pikë e afrimit që për neve s’ka qenë kështu dhe është shfrytëzuar si një mjet për përfitime elektorale, dhe në këtë drejtim neve na mbetet të shohim se çka do të ndodh por nuk është e qartë se qysh do të jetë qasja e qeverisë në këtë dialog, jeta jonë dhe prioritetet e tjera që po flasim si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit lidhen edhe me çështjen e dialogut sepse pa e përfunduar çështjen me Serbinë ne do ta kemi vështirë konsolidimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Murati.
Sipas tij dialogu është në interes të Kosovës dhe duhet të jemi të përgatitur për t’i shtruar si duhet interesat e vendit si dhe për shqiptarët në Kosovën lindore.
“Në përgjithësi procesi i dialogut është proces kompleks i vështirë për Kosovën sepse prej këtij dialogu i cili ka filluar që nga viti 2011 varet shumë nga konsolidimi i shtetit të Kosovës, sidomos në planin e jashtëm por sidomos edhe në shtrirjen e planit të sovranitetit të brendshëm. Unë e shoh të vështirë qasjen që mund ta ketë kjo qeveri ashtu siç e kanë pasur shumë qeveri të tjera jo shumë serioze në raport me dialogun dhe krijimin e një precesioni në opinion nga ana e këtyre partive se ne po e bëjmë dialogun më shumë si interesi i miqve tanë ndërkombëtarë se sa i joni, bindja ime është se dialogu është interes i Kosovës, por normalisht një dialog që ne do të jemi të përgatitur dhe do të kemi një platformë të qartë dhe do ti shtrojmë mirë interesat tona do ti shtrojmë edhe interesat të shqiptarëve në Kosovën lindore pra nuk do të flitet vetëm për Kosovën dhe serbët por do të flitet edhe për shqiptarët që jetojnë atje dhe duke qenë kështu kërkon një seriozitet dhe në këtë plan kam një skepticizëm që mund të vazhdojë edhe kjo qeveri me një qasje jo serioze”
“Po i shihni deverzionet që i bënë Lista Serbe duke e shfrytëzuar këtë rregullim kushtetues të Kosovës dhe është shumë problematik për ne dhe duke qenë kështu ne energjitë tona i harxhojmë në vend se me u marr më çështje të jetës së përditshme”, ka theksuar ai.