Mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë shpesh shoqërohen me debate të ashpra, sidomos me kryetares së KQZ-së Valdete Daka dhe përfaqësuesve të LVV në këtë institucion.
Në mbledhjen e sotme, Sami Kurteshi imitoi Dakën duke thënë se i ikën përgjegjësisë.
“Kur është çështja e marrjes së përgjegjësisë ju keni deklaruar që KQZ-ja është turp kolegjial, nuk marrë vendime vet. Kur është çështja tek titullari i informatave që duhet t’i dinin anëtarët e KQZ-së nuk është më trup kolegjial”, tha Kurteshi.
Ndërsa, më pas Kurteshi e quajti Daken edhe injorante duke thënë se nuk e di të bëjë dallimin mes kryetares dhe kryesueses.
“Kjo kryesuese që i thotë vetit kryetare, nuk është kryetare, sepse kjo është injorante dhe nuk dinë me bo dallimin çka është kryetare dhe kryesueses”, deklaroi ai.
E gjithë ky debat nisi pas njoftimit që dha Daka se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për disa vota nga diaspora por që nuk dha informacione të detajuara.